Categories Lajme

A do të ketë shtrëngim apo lirim të masave? Rakacolli zbulon vendimin që ka marrë Komiteti i Ekspertëve

Në dy javët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën të njëjtat masa kufizuese sa i takon parandalimit të përhapjes së Covid 19. Zëvendësministrja Mira Rakacolli u shpreh se ora policore do të vijojë të mbetet në fuqi, që nënkupton kufizimin e lëvizjes dhe aktivitetit nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.Ndërkohë që Universitetet do të vijojnë të jenë të mbyllura, njësoj si dhe fluturimet me Britaninë e Madhe, ndërsa sipas Rakacollit nuk ka të dhëna nëse mutacioni britanik i Covidit ka mbërritur në Shqipëri.

“Ka një tendencë të lehtë ulje, e cila mbetet për tu konfirmuar në javët në vijim. Nuk kemi ende të dhëna nëse virusi britanik të jetë në vendin tonë, do të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore, edhe Universitetet do të vijojnë që të jenë të mbyllura, dhe mësimi të vijojë online. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të jenë të pezulluara deri në datën 18 Janar. Të vazhdojmë të mbajmë maskat, dhe të vijojmë që të ruajmë distancimin social”, u shpreh Rakacolli gjatë komunikimit me gazetarët.

Ndërkohë Drejtoresha e Përgjithshme e ISHP-së, Albana Fico ka folur për situatën e pandemisë së koronavirusit në dy javët e fundit në vendin tonë, duke sqaruar grupmoshën e personave më të prekur, të cilët janë 55-64 vjeç, ndërsa në vend të dytë rreshtohen të rinjtë e moshës 25-34 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME