Categories Lajme

“Jepi daj jepi’/Me Këngën e Bes Kallakut dy shqiptarët përfundojnë me makinë brenda dyqanit të bukës

Dy shqiptarë u aksidentuan në Itali ndërsa po i jepnin makinës në ritmet e këngës së Bes Kallakut dhe po xhironin gjithçka live në llogaritë e tyre në Instagram. Sipas burimeve policore njëri prej pasagjerëve po filmonte udhëtimin nga Montecalvoli në Ponticelli me celularin e tij, ndërkohë po ju përgjigjej dhe komenteve nga miqtë dhe të njohurit.

Muzika e lartë dhe rruga e lagësht për shkak të shiut bëri që të dy të përfundonin në një dyqan që shet bukë. Makina u ndalua nga një kangjellë që mbron trotuarin dhe një mur që u shkatërrua tërësisht. Të dy shqiptarët u transportuan të plagosur lehtë për në spital. Karabinierët e stacionit Santa Maria a Monte po kryejnë hetime për të verifikuar nëse janë kryer shkelje të kodit të autostradës. Të dy, jetojnë në komunën e Santa Maria a Monte dhe nuk kanë asnjë precedent. Mediat italiane kane postuar dhe videon nga momenti i aksidentit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME