Categories Lajme

A do të lirohen masat Anti-covid? Ja si përgjigjet Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për lirimin e masave anti-covid. Në një aktivitet ku mori pjesë, Rakacolli tha se fokusi aktualisht është tek vaksinimi ndërsa tha se procesi i hapjes do të jetë gradual.

“Siç e kemi theksuam gjithmonë ne ndjekim me vëmendje situatën epidemiologjike, kemi një numër të qëndrueshëm të personave të shtruar në spitale. Ka vende që zbatohen masat dhe ka vende të tjera që nuk zbatohen.

Asgjë nuk shihet me shifra ditore, se do të shkonim drejt gabimeve, mos harroni që nuk shkon njeri që të vaksinohet ditën e Shën Valentinit. 

Unë nuk mendoj që ajo që presim është lehtësimi i masave, ajo që presim ne është ajo që pandemia të menaxhohet si duhet. Masat shkojnë në përputhje me rastet dhe kushtet epidemiologjike”, tha Rakacolli. Aktualisht në Shqipëri vazhdon të jetë në zbatim ora policore.

Lëvizja është e kufizuar pa autorizim pas orës 00:00, ndërkohë që gjendja aktuale e infektimeve është në zbritje. Pas shpërthimit të një vale infektimesh në janar, tashmë shifrat janë në rënie, ku dje u regjistruan rreth 150 të infektuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME