Categories Sport

A do të mbahen Lojërat Olimike Tokyo 2020 të shtyra për këtë verë? Kryeministri japonez jep lajmin e rëndësishëm

Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Tokio 2020, të shtyra nga viti i kaluar, do të mbahen këtë verë, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e rasteve me koronavirus, tha kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga. Olimpiket pritet të nisin më 23 korrik, ndërsa do të pasohen nga Lojërat Paralimpike një muaj më vonë, nga 24 gushti. Rastet me koronavirus janë rritur ditëve të fundit në Japoni. Tokio ka raportuar mbi 1,000 infektime në ditë për herë të parë.

Por, kryeministri japonez tha se “Lojërat do të mbahen këtë verë” dhe “do të jenë të sigurta”. Japonia është duke iu përgjigjur rasteve të variantit të ri të koronavirusit, i cili për herë të parë është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.

Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, paralajmëroi se numri i infeksioneve mund të “shpërthejë”. Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Japonia ka regjistruar mbi 239,000 raste me koronavirus dhe 3,337 viktima gjatë pandemisë COVID-19. Kostoja për Lojërat është rritur për 2.8 miliardë dollarë, për shkak të masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME