Categories Lajme

A do të zbuten raportet mes Greqisë dhe Turqisë? Kryeministri grek takon Erdogan

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, do të takohet me presidentin e Turqisë, Reccep Tajip Erdogan, të mërkurën, në një përpjekje për të shtensionuar raportet pasi Ankaraja nënshkroi marrëveshje me Libinë për kufijtë detarë.

Kryeministri grek dhe presidenti turk do të takohen në margjinat e një samiti të aleancës së NATO-s në Londër, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas. “Shpresojmë se do të jetë një takim ku do t’i hapet rruga një forme të re të respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të dyja vendeve”, u tha ai gazetarëve, shkruan Rel.

Libia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për kufijtë në Mesdhe, javën e kaluar, e cila mund të komplikojë mosmarrëveshjet e Ankarasë për eksplorimin e energjisë në det të hapur me disa vende, përfshirë Greqinë. Athina thotë se marrëveshja është absurde në aspektin gjeografik, sepse injoron praninë e ishullit grek të Kretës midis brigjeve të Turqisë dhe Libisë.

Greqia ka paralajmëruar se do ta dëbojë ambasadorin e Libisë në Athinë, nëse ai nuk do të siguronte sqarime për qeverinë greke.

Athina tashmë ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, për të cilën Petsas tha se “nuk mund të qëndrojë indiferente kur një prej anëtarëve të saj shkel hapur ligjin ndërkombëtar.” Erdogan e ka konfirmuar takimin me Mitsotakis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME