Categories Politike

A do t’i riktheheni politikës? Ja si përgjigjet Jozefina Topalli

Jozefina Topalli është është një nga figurat që ka spikatur në politikë dhe në parlamentarizmin shqiptar. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tha se këto kohë ka parë në distancë politikën shqiptare dhe tregon se ndihet e zhgënjyer.

Për sa i përket idesë për t’u rikthyer në sërish në politike, Topalli u shpreh se kurrë nuk duhet të thuash kurrë, pasi politika e tërheq për disa arsye njerëzore.

Tani që e shikoni nga një kënvështrim tjetër politikën shqiptare, çfarë note do t’i vinit? Si ju duket politika sot?

Kjo periudhë më ka dhënë mundësinë ta shoh politikën në distancë dhe të jem më realiste në vlerësimin e skenës politike shqiptare. Nëse në fillimet e këtij viti unë e ndiqja me interes të veçantë politikën, nuk mund të them se e ndjek më parlamentin e Shqipërisë. Më jep një ndjenjë zhgënjimi të thellë. Duket se ka rënë dhe më jep një ndjenjë trishtimi.

Ju keni ndërmend t’i ktheheni më politikës?

Thonë që nuk duhet të thuash kurrë jo, sepse nuk i dihet se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të them se nuk më tërheq, më tërheq për disa arsye njerëzore, më shumë se sa politike. Kur sheh se vendi po braktiset dhe shifrat janë alarmante, thu se ky është vendi ku kemi ndërtuar ëndrrat dhe nuk ka nënë në Shqipëri që do t’i ketë larg fëmijët. Kjo është një arsye e fortë për të bërë diçka për të stopuar ikjen. Është një brez i tërë që ka pikëpyetje. Historia jonë është tragjike në tërësi. Kemi kaluar momente të vështira, por prap kemi patur shpresë. Nuk kemi zbritur kurrë në dëshpërim. Mua më duket se kjo është hera e parë. Kjo kërkon një analizë të thellë për të zbuluar pse-në. Por unë po përmbledh në tre shtylla kryesore arsyet përse kjo qeveri duhet përmbysur: mjerimi, pamundësia dhe mungesa e shpresës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME