Categories Lajme

A do t’i rikthehet Shqipëria izolimit? Manastirliu flet pas shtimit të rasteve të reja

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Open” ishte ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë intervistës ajo tha se pavarësisht shtimit të rasteve të reja, Shqipëria nuk do t’i rikthehet izolimit, dhe se normaliteti mund të rikthehet vetëm me zbatimin e masave.

Ministrja kërkon nga qytetarët që të zbatojnë rregullat, të vendosin maskat, të ruajnë distancimin social dhe të lajnë duart. Këto masa mund të parandalojnë përhapjen e Covid-19 sipas saj, por vlen të kujtojmë se një numër shumë i madh infektimesh po vjen dhe nga qendrat spitalore, çka të shtyn të mendosh se vetë Ministria apo stafet mjekësore, janë duke anashkaluar protokollet.

“Shqipëria nuk do kthehet mbrapa, por diçka i kërkojmë publikut. Të zbatojë masat. Çelësi për të vijuar në normalitetin e ri janë masat që duhet të zbatojmë. Të mbahen maskat. Distancimi social që duhet të jetë element i futur në kulturën e përditshme, larja e duarve, kollitja… Këto janë masa të thjeshta. Nëse i zbatojmë s’do kemi përhapje të covid”, tha Manastirliu. Dje në vendin tonë u raportuab 64 raste të reja me Covid 19, ndërsa 3 persona humbën jetën në Infektiv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME