Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës, e cila merret me hetimin dhe përcaktimin e rasteve me Covid -19 nuk po kryen aktivitetin e saj. Kjo për shkak të karantinimit të personelit pas shfaqjes së rasteve brenda institucionit, raporton Panorama. Rastet në personelin e Shëndetit publik u zbuluan disa ditë më parë dhe sot stafi është urdhëruar që të karantinohen. Ndërkohë mësohet se janë marre monstra edhe tek personeli i Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, e priten rezultatet e tamponit për të parë nëse janë infektuar apo jo.
Categories
Lajme
Durrës, raste në Drejtorinë e Shëndetit Publik, pezullohet puna
