Categories Covid-19

A duhen dezinfektuar sipërfaqet për shkak të Covid

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në ajër? Kjo pyetje shtrohet në një artikull të publikuar në New York Times ku shtjellohet mënyra e transmetimit të virusit SARS-CoV-2. Dezinfektimi i sipërfaqeve është një praktikë që po ndiqet në mbarë botën sidomos në shkolla, kisha, bare dhe restorante, por shkencëtarët i qëndrojnë ende opinionit se nuk ka prova të infektimit nëpërmjet sipërfaqeve të kontaminuara.

Në fillim të pandemisë iu dha shumë hapësirë mënyrave të dezinfektimit të ndërtesave bazuar edhe në rekomandimet e OBSH-së, por prej muajit Korrik pas një studimi të botuar në revistën Lancet nënvizohej se numri i personave të infektuar në këtë mënyrë ishte tejet i ulët në krahasim me ata që e merrnin virusin nëpërmjet ajrit të ndotur. Më shumë se 200 shkencëtarë i kërkuan OBSH që të mbështesë variantin se transmetimi kryesor është nëpërmjet ajrit. Virusi mund të qëndrojë për disa ditë në sipërfaqe plastike apo çeliku, por sa më gjatë që kalon, aq më shumë ngarkesa virale zvogëlohet derisa zhduket dhe rreziku i infeksionit është i ulet.

Kjo gjithsesi nuk mund të thuhet për spitalet ku ngarkesa e Covid është tepër e lartë dhe nëse me duar të papastra prekim gojën apo hundën. Ndaj larja e duarve me ujë dhe sapun për 20 sekonda ose me një xhel dezinfektues është arma më e mirë e mbrojtjes sesa dezinfektimi i sipërfaqeve. Edhe nëse një objekt siç janë dorezat, çelësat, butonat, stilolapsat, celularët janë të “kontaminuar”, higjiena e duarve është e mjaftueshme për të neutralizuar virusin në pak sekonda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME