Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë ”Ishull Lezhës”. Një mjet tip golf 5 ka goditur nga pas një eskavator të bashkisë Lezhë.
Për pasojë janë plagosur dy persona që kanë qenë duke udhëtuar me mjetin top Golf, ndërkohë që njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, ndërkohë që Policia bijo verifikimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të plota. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Fax News, përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë.
