Kafja është një nga produktet që e përdorin thuajse të gjithë të rriturit në mëngjes. Por, shpesh lind pyetja a duhet konsumuar pas mëngjesit, apo esëll? Sipas studimeve, kafja mund të stimulojë prodhimin e acidit të stomakut. Si e tillë, shumë njerëz mendojnë se kafja irriton stomakun, përkeqëson çrregullimet e zorrëve, të tilla si sindroma e zorrëve të irrituara dhe shkakton urth, ulçer, zbaticë acidi dhe dispepsi.
Megjithatë, hulumtimet nuk arrijnë të gjejnë një lidhje të fortë midis kafesë dhe problemeve të tretjes pavarësisht nëse e pini atë me stomak bosh, kjo varet nga kategori e caktuar personash sepse varet si i përgjigjet trupi kafeinës.
Pra, kafja rrit prodhimin e acidit në stomak, por nuk shkakton probleme me tretjen, të paktën për shumicën e njerëzve. Prandaj nuk është e thënë nëse e pini me stomakun bosh apo pas mëngjesit.
Por, ekzistojnë disa efekte negative nëse e pini kafen esëll në mëngjes, në varësi të njerëzve: mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj kafeinës, mund të shkaktojë ankth, panik, mund të përshpejtojë rrahjet e zemrës apo mund të shkaktojë dhimbje koke.
