Categories Lifestyle

A është i dëmshëm vaji i peshkut? Kur duhet ta pini dhe çfarë përfitimesh sjell ai

Falë rekomandimeve të Shoqatës Amerikane të Zemrës, individët me rrezikshmëri të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës duhet të konsultohen me mjekun për marrjen e suplementeve të
vajit të peshkut omega-3. Pilulat e vajit të peshkut janë kthyer në një biznes ultimiliardadollarësh. Ne konsumojmë më shumë se 100 000 tonë vaj peshku çdo vit.

Por çfarë thotë shkenca për këtë? Këto përfitime të supozuara nga suplemenetet e vajit të peshkut a shërbejnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës apo janë thjesht një përrallë? Një analizë sistematike e botuar në “Journal of the American Medical Association,” rishikoi të gjitha rastet klinike duke vlerësuar ndikimin e vajit të peshkut omega-3 në jetëgjatësi, vdekjen kardiake, vdekjen e papritur, atakun në zemër dhe hemorragjinë cerebrale.

Kjo analyze nuk përfshiu vetëm konsumimin e suplementeve të vajit të peshkut, por edhe efektet e këshillimit të njerëzve për të konsumuar sa mëshumë vaj peshku.

Çfarë u zbulua? Në përgjithësi, studiuesit nuk zbuluan asnjë përfitim mbrojtës ndaj vdekshmërisë së përgjithshme, vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, vdekjes së papritur kardiake, atakut kardiak apo hemorragjisë cerebrale.

Po për dikë që ka kaluar një atak kardiak dhe po përpiqet që të parandalojë një tjetër? Përsëri nuk u zbulua asnjë përfitim. Nga lindi ideja se yndyra omega-3 e peshkut dhe suplementet e
vajit të peshkut janë të mira për shëndetin?

Dikur ekzistonte një teori, sipas së cilës eskimezët ishin të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës, por kjo duket se është thjesht një mit.

Megjithatë, disa studime të hershme, dukeshin premtuese. Për shembull, studimi i famshëm DART, i viteve 1980, që përfshiu 2 000 njerëz, zbuloi se personave të cilëve u ishte këshilluar të hanin peshk të dhjamosur, kishin një reduktim prej 29 për qind të vdekshmërisë. Kjo është mbresëlënëse, prandaj s’do mend pse studimi mori aq shumë vëmendje.

Por njerëzit duket se e kanë harruar atë që ndodhi më pas, studimin DART-2, I cili nxori në dritë pikërisht të kundërtën. Drejtuar nga i njëjti ekip studiuesish, DART-2 ishte një studim edhe më i madh, i cili përfshiu

3 000 njerëz, por këtë herë, pjesëmarrësve iu këshillua të hanin peshk të dhjamosur dhe atyre që u ishin dhënë kapsula të vajit të peshkut, kishin një rrezik më të lartë prekjeje nga vdekja kardiake. Pasi i analizuan të gjitha studimet së bashku, studiuesit dolën në përfundimin se përdorimi i omega 3-shit në praktikën e përditshme klinike, nuk ishte i justifikueshëm.

Çfarë duhet të bëjnë mjekët kur pacientët e tyre ndjekin këshillat e Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe kërkojnë suplementet e vajit të peshkut? Sikurse u shpreh dhe drejtori i Institutit Kardiovaskular “Lipids and Metabolism” në spitalin “Mount Sinai”: “Duke pasur parasysh këto të dhëna negative, detyra jonë si mjekë është ndalimi i dhënies së këtyre suplementeve të vajit të peshkut, kaq shumë të reklamuara, për të gjithë pacientët tanë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME