Categories Showbiz

A është penduar Çiljeta për këngën me Getoarin ‘O sa kam b*thën e mirë’?!

Ishte bashkëpunimi që bëri shumë bujë në kohë kur u publikua gjatë vitit 2011.

Këngëtarja e njohur Çiljeta dhe reperisti i njohur Getoar Selimi sollën bashkëpunimin që theu tabutë në muzikë ‘O sa kam b*thën e mirë’.

Dhe tani mbas shumë vitesh këngëtarja është pyetur në një interviste për ‘Mirage’ në lidhje me këtë bashkëpunim.

Por Çiljeta u shpreh se atëherë ishte në moshë të re dhe se nuk i mendonte gjatë gjërat që do të vinin më pas.

“Bashkëpunimi me Getin ka ndodhur kur unë kam qenë 20 vjeçe me sa mbaj mend, kemi qenë shumë të rinj. Grupi i Getit ka qenë në fazën e ngritjes dhe unë në fillimin e karrierës. Ka qenë një bashkëpunim rastësor. Një këngë që goditi edhe pse kur je në atë moshë nuk i mendon dot pasojat mbrapa, pasi thjesht i bën dhe nuk i mendon gjërat që do të ndodhin më pas.”- u shpreh Çiljeta.

Por e pyetur nëse është bërë pishman për këtë bashkëpunim, Çiljeta u shpreh në mënyrë të bindur që jo, pasi ajo ka qenë një këngë shumë e sukseshme.

“Nuk jam pishman, pasi ka qenë një këngë e sukseshme dhe sot dëgjohet mesa di unë edhe pse unë kurrë nuk e këndoj në repertorin tim. Mami ka qenë kundra, kemi ikur deri në Prishtinë dhe nuk e dinim se çfarë kënge do të bënim për Këngën Magjike. Më shoqëronte mami se isha shumë e vogël. Në fillim nuk kam qenë dakord, por më mbrapa isha e detyruar të pranoja në një farë formë se kisha shkuar der atje dhe ishte Kënga Magjike etj etj. Por duke qenë në një moshë të vogël ti nuk i mendon gjërat më gjatë.”– u shpreh ndër të tjera këngëtarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME