Categories Lajme

Mjekët japin alarmin: Prindër kini kujdes, ky objekt mund t’ i marrë jetën fëmijën tuaj brenda pak orësh

Në ditët e sotme, bateritë i kemi kudo, që nga telekomanda, lodrat e fëmijëve e deri tek furçat e dhëmbëve.Sipas të dhënave të një studimi amerikan, numri i prindërve që paraqiten me fëmijë që kanë gëlltitur bateri është shumëfishuar gjatë 20 viteve të fundit, aq sa llogaritet që një incident i tillë ndodh çdo 90 minuta.

Gëlltitja e një baterie mund të shkaktojë dëme të rënda deri në humbje jete brenda një kohe të shkurtër. Në ambientin me lagështirë të ezofagut apo stomakut, bateria mund të çlirojë substanca të dëmshme që mund të shkaktojnë gërryerje apo hemorragji. Në rast se bateria ngec në ezofag, pasojat mund të jenë fatale brenda më pak se dy orë. Në rast se prindërit dyshojnë se fëmijë mund të ketë gëlltitur një bateri, duhet që ta dërgojnë urgjent në spital.

Incidentet me bateritë nuk janë të vetmet të cilat kërcënojnë jetën e fëmijës brenda mureve të shtëpisë. Në revistën “Pediatrics” është publikuar një studim sipas të cilit, çdo katër orë në SHBA një fëmijë nën 3 vjeç paraqitet në spital për t’u mjekuar në gojë apo fytyrë për plagët e shkaktuara nga biberoni apo gotat.

Në 86% të rasteve, fëmija ka qenë duke vrapuar me një prej këtyre objekteve në gojë. Dy të tretat e rasteve janë fëmijë të moshës rreth 1 vjeç, të cilët sapo kanë mësuar të hedhin hapat e parë.  Specialistët sugjerojnë që për të shmangur incidente të tilla, fëmijëve u duhet shpjeguar se nuk duhet të lëvizin kur kanë në gojë këto objekte. Kjo do të parandalonte në masën  80% incidente të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME