Categories Lajme

“A hanë të vdekurit ushqime?”/ I riu zbulon skandalin në Infektiv

Thuajse çdo ditë në Spitalin Infektiv nuk mungojnë denoncimet e qytetarëve që pretendojnë se nuk marrin informacion për të afërmit e tyre të shtruar në këto ambiente. Duke u vendosur përballë kësaj vështirësie, disa prej tyre mendojnë më të keqen duke ju drejtuar edhe morgut të spitalit. I riu është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijote ti dërgonte ushqime. “Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, është shprehur djali për Ora News.

Spitali infektiv thotë ai se nuk i jep informacione dhe ne celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin.
“Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, është shprehur djali. Më pas i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut dhe njofton se nuk ka kufomë me identitetin  e të atit të tij. Fatkeqësisht djali largohet nga spitali pa marrë asnjë përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME