Këngëtarja e njohur shqiptare Altuna Sejdi – Tuna, feston sot (e martë) ditëlindjen e saj të 35-të. Patris Berisha e ka uruar në mënyrën më të veçantë në rrjetin social Instagram. Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të çiftit ku shihen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, teksa në mbishkrimin e saj i bën një dedikim special. “Urime shpirt, i bëfsh 100 kështu veç duke u puthur me mua”, kanë qenë fjalët e bashkëshortit të këngëtares në InstaStory. Tuna është duke e festuar 35-vjetorin e lindjes së bashku me djalin në pushime, të cilat po i kalojnë në Chikago të Illinois. 

