Categories Showbiz

Modeli shqiptar i martuar me miliarderen: “Më kërkojnë lek borxh”

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ishte i ftuar modeli dhe sipërmarrësi shqiptar, Rolando Lekaj, i cili prej 8-vitesh jeton në Hangzhou, Shanghai. Lekaj e ka nisur karrierën në Shqipëri dhe më pas e ka vijuar në Kinë. Prej vitesh ai ka investuar për punën e tij si sipërmarrës në Pekin e më pas është njohur me bashkëshorten e tij Teresa e cila është sipërmarrëse e famshme në të gjithë botën, jo vetëm në Kinë.

Gjatë bisedës me moderatorin e njohur, Isli Islami, Rolando ka folur për jetën e tij private si dhe për vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 300.000 maska mbrojtëse në këtë periudhë pandemie koronavirus. I pyetur nga Isli se çfarë e shtyu të ndante jetën me një vajzë nga Kina, Rolando u përgjigj: “Kina është i vetmi vend që na përshtatet me zakonet tona.

Dhe këtu, ashtu si në Shqipëri  nëse ta japin besën e mbajnë”. Ndërkohë një muaj më parë, ai së bashku me bashkëshorten e tij dhuruan për Shqipërinë 300.000 maska mbrojtëse, 100 mijë për spitalin Lezhë, Bashkinë dhe Drejtorinë e Policisë dhe 200 mijë për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. I pyetur për këtë nismë ai u shpreh: “Zemra dhe gjaku im i përkasin Shqipërisë. Maskat i sollëm jo sepse kanë munguar në Shqipëri, por si një nismë që rrodhi nga zemra ime dhe nga dashamirësia e nuses time. Ne dëshironim t’i vinim në ndihmë bluzave të bardha që po rrezikojnë me armikun.

Fatmirësisht qeveria shqiptare i ka marrë masat në kohë, pasi mund të pësonim fatin e Italisë fqinje, Amerikës, Indisë etj. Në këtë situatë që po jetojmë nuk dimë si mund të zgjohemi nesër, ndaj mos e merrni si lojë por tregohuni sa më të kujdesshëm”. Rolando Lekaj ka ndërmarrë shpesh nisma për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe ata që e njohin e përgëzojnë, por ka dhe nga ata persona që duket se e kanë bezdisur atë: “Pas daljeve të mia televizive ndodh shpesh që më shkruajnë dhe më kërkojnë lekë borxh për të bërë pushime apo për të blerë shtëpi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME