Categories Lajme

Manastirliu zbulon vendimin: Nga sot maskat janë të detyrim

Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, për ndjekjen e pacientëve të prekur nga COVID nga mjekët e familjes, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID.

Manastirliu tha se maska/ barriera mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. “Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për ta zbatuar këtë masë, sepse, shëndeti nuk ka çmim! Më parë maska ka qenë e detyrueshme për subjektet, tashmë do të jetë edhe për qytetarët”, tha ministrja.

”Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar. Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura.

Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen”, u shpreh më tej ministrja e Shëndetësisë, ndërsa nuk dihet nëse ajo që propozon Manastirliu do të aplikohet dhe nga vetë krerët e politikës, të cilët i kemi parë shpesh që të mos zbatojnë rregullat e distancimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME