Categories Lifestyle

A jeni person i kafesë apo çajit? Kjo ka të bëjë me gjenet tuaja

Sipas studimit të fundit, preferenca ndaj kafesë apo çajit mund të jetë e ndikuar nga gjenetika juaj.

Për t’a ekzaminuar lidhjen në mes të gjenetikës dhe preferencave ndaj ushqimit, hulumtuesit nga Qendra e Shkencave Mjekësore, në Universitetin Osaka në Japoni, kanë studiuar informacione gjenetike të më shumë se 160.000 personave në Japoni.Hulumtimi, i publikuar në revistën “Nature Human Behavior”, ka gjetur një lidhje në mes të gjeneve të caktuara dhe 13 shprehive të ngrënies, duke përfshirë këtu konsumimin e alkoolit, pijeve me gaz si dhe kafesë apo çajit.

Studimet e gjenomeve, zakonisht bëhen duke përdorur variacione specifike gjenetike. Kjo përfshin grupimin e mijëra njerëzve dhe studimin e gjenetikës së tyre, si dhe gjetjen e të ashtuquajturës polimorfizmi nukleotid, i cili zakonisht i përcakton sëmundjet.

Por në studimin e fundit, hulumtuesit kanë vëzhguar nëse ky polimorfizëm lidhet me shprehinë e të ngrënit. Në këtë studim, ata kanë vërejtur se disa variante të gjeneve ishin të lidhura drejtpërdrejt me këtë shprehi, duke përcaktuar kështu nëse një person e pëlqen kafenë, çajin, alkoolin, bulmetin, peshkun apo mishin. Gjithsesi, sipas ekspertëve duhen ende studime të mëtejmë për të shpjeguar me saktësi lidhjen në mes të gjenetikës dhe zgjedhjeve të ushqimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME