Categories Lajme

A ka efekt vaksina e tyre për versionin e ri të Covidit? Flet shefi i Pfizer

Pfizer dhe Moderna po testojnë vaksinat e tyre të koronavirusit për të parë nëse ato funksionojnë kundër versionit të ri të virusit që është shfaqur kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera, dhe po gjen përhapje të gjerë.

Shefi i BioNTech Ugur Sahin deklaroi se ai është i bindur që vaksina e kompanisë do të jetë efektive kundër variantit të ri të koronavirusit. “Gjasat që vaksina jonë të funksionojë janë relativisht të larta”- tha ai. Sipas tij një përshtatje e vaksinës me variantin e ri të virusit që u shfaq në Britani “do të zgjaste gjashtë javë”.

Në deklaratën e tij ai pranoi se kërkohen më shumë kërkime në lidhje me mutacionin, i cili është i përhapur në Londër dhe juglindje të Anglisë. “Bazuar në të dhënat e deritanishme, ne presim që imuniteti i shkaktuar nga vaksina Moderna të jetë mbrojtës ndaj varianteve të përshkruara kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Ne do të kryejmë teste shtesë në javët e ardhshme për të konfirmuar këtë pritje”- thuhet në deklaratën e Moderna-s.

Pfizer tha se tani po “gjeneron të dhëna” se sa mirë mostrat e gjakut nga njerëzit e imunizuar me vaksinën e saj “mund të jenë në gjendje të neutralizojnë llojin e ri nga Britania e Madhe”. Koronavirusi i ri ka pësuar mutacion edhe më parë, dhe të dy kompanitë thonë se kanë zbuluar se vaksinat e tyre funksiononin kundër variacioneve të tjera të virusit.

Deklaratat nga të dy kompanitë pasqyrojnë shqetësimin global në rritje për një variant të ri të koronavirusit të ri ,që është përhapur me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët nuk janë të sigurt për rëndësinë e këtij mutacioni, megjithatë një numër vendesh, , kanë vendosur kufizime për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME