Categories Lajme

Drejtuesit e QSUT-së nuk i ndahen mjekut Allkja, tjetër paralajmërim për ta hequr nga puna

Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja, i cili që prej fillimit të pandemisë ka qenë kritik me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, ka marrë një kërcënim për largim nga puna. Në një shkresë që është bërë publike në media, Allkja është thërritur nga burimet njerëzore në QSUT për të rishikuar marrëdhënien e punës, ndërsa dokumenti mban firmën e titullarit Enkelejd Joti.

Vetë Allkja, i pyetur nga gazetarët,  siguroi nga ana e tij se, “nuk ka kryer asnjë shkelje, thyerje etike apo profesionale që mund t’i paraprinin një nisme të tillë administrative”. Po ashtu Allkja thotë se nuk ka ankesa nga pacientë apo familjarë për aktivitetin profesional, ndaj e cilëson këtë sulm të qëllimshëm ndaj tij, për t’i mbyllur gojën.

Mjeku prej fillimit të pandemisë është shprehur se Urgjenca Kombëtare ka marrë role që nuk i takojnë, dhe se shërbimi për pacientët në disa raste është dhënë me shumë kohë vonesë. E në një kohë kur në të gjitha shërbimet spitalore ka mungesë stafesh, është e tepërt që të paralajmërohen herë pas here mjekët me pushim nga puna.

Sqarimi i plotë i mjekut: Më pyesin plot miq rreth një njoftimi të drejtorisë së QSUT “Nënë Tereza” që më thërret për rishikimin e marrëdhënieve të punës me personin tim, se unë nuk kam kryer asnjë shkelje etike apo profesionale në punë as tani e as vite më parë .

Përkundrazi kam punuar me përkushtim e kam dhënë më të mirën time në mbrojtje të shëndetit e jetës së njerzve. Skemi pse i paragjykojmë burokratët e zyrave, ndoshta mund të më falënderojnë për punën e vështirë bashkë me kolegët e mij në vijën e zjarrit në luftën ndaj virusit që po gjunjëzon e po merr jetë njerëzish përditë.

Ndoshta edhe mund të më flakin në rrugë, për arsye të kritikave të mija ndaj sistemit, si dhe kërkesave të mija për përmirësime në sistem, këto janë “A” e një rendi demokratik, por për mua ka më keq se sa kaq pasi plot miq dhe kolegë janë infektuar e kanë vdekur, unë akoma jam i gjallë, i shëndetshëm e në shërbim të njerzve ! Gjithsesi qeveria di se çbën, ajo është e përgjegjshme ndaj çdo individi, përfshirë dhe mjekët! Ju uroj të gjithëve jetë e shëndet, do tja dalim!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME