Categories Lajme

A ka kapacitetet Shqipëria për të prodhuar armë? Rama komenton kërkesën e Zelensky-t

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisionerin Varhelyi, komentoi deklaratën dhe kërkesën e presidentit ukrainas, Zelensky për të prodhuar sëbashku armë.

Por a i ka kapacitetet Shqipëria për të prodhuar armë? Rama theksoi Shqipëria nuk ka industri prodhuese ushtarake të prodhimit të armëve, ndërsa shtoi se po punojnë për të lidhur një marrëveshje të tillë.

Kreu i qeverisë nënvizoi mes të tjerash se duhet të investohet në mbrojtje.

“Patëm një samit të mirë dhe zhvilluar diskutime të mira mes presidentit Zelensky dhe të tjerëve. Ai samit tregoi diçka që është e rëndësishme, që të gjithë ishin këtu. Rajoni, ishte larg duave të Rusisë. Si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithçkaje. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake.

Duam ta kemi në dispozicion. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur. Të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër. Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po. Jo vetëm Shqipëria.

Ky është proces. Ne e dimë që duhet të investojmë në mbrojtje. Gjithçka që mund të bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë. Do e bëjmë me aleatët. Pjesa tjetër është e natyrshme,” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME