Categories Politike

A ka konsumuar drekë me vëllezërit Avdylaj? Flet Vangjush Dako

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka mohuar mbrëmjen e sotme të ketë drekuar me vëllezërit Avdylaj, të cilët janë me precedentë penalë.

“Unë nuk mbaj mend që ky personi të ketë qenë në këtë drekë. Unë kam qenë në drekë me 10-12 persona. Unë nuk mbaj mend të ketë qenë Altini. Por unë takimet drekat e darkat me grupe të ndryshme të interesit i kam të zakonshme. Kryetari ha dreka, darka pi kafe me të gjitha ata që e ftojnë.

Nëse dikush që ka precedent penalë është në këtë drekë nuk është faji im. Unë kam qenë thjeshtë një i ftuar në këtë drekë”, – tha Dako.

Më tej tha: “Unë personalisht nuk kam favorizuar askënd, as Avdylajt, nëse nuk përmbushin kriteret për diçka. Unë zhvilloj takime me të gjithë personat që i shoh si votues, pa parë as diplomën, as patentën dhe as nëse kanë apo jo precedentë penalë. Ka pasur auditime shpesh, por asnjëherë nuk kanë gjetur nëse unë kam favorizuar ndonjëherë këta persona”.

Kujtojmë se një natë më parë “Zëri i Amerikës” publikoi disa përgjime të tjera sipas të cilave Vangjush Dako ka konsumuar drekë me vëllezërit Avdylaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME