Categories Lajme

Aksidenti në Itali, shqiptari i shpëton mrekullisht 2 herë vdekjes

Mediat italiane raportojnë se një 30-vjeçar shqiptarë ka shpëtuar për mrekulli gjatë një aksidenti rrugor që kishte ndodhur në aksin ku ai po udhëtonte.

Duket se fati e ka ndihmuar teksa shqiptari po udhëtonte me makinë, kur para tij kishte ndodhur një aksident.

Një furgon që drejtohej nga një kinez, ishte përmbysur në rrugë, ndërsa shqiptari mrekullisht nuk ishte përplasur.

Duke mos dashur të qëndronte në rrugë, nga frika se makinat e tjera mund ta përplasnin për vdekje, shqiptari ka vendosur të kalojë hekurat rrethues të rrugës.

Ai kishte menduar se do të haste në tokë të butë, por në fakt aty ka rrezikuar edhe më shumë jetën.

Ai ka rënë në një rrëpirë prej më shumë se 10 metrash duke përfunduar në një përrua të rrëmbyeshëm.

Fatmirësisht në vendin e ngjarjes kishte mbërritur policia dhe zjarrfikësit, duke ndërhyrë menjëherë.

Janë dashur më shumë se 2 orë që ai të nxirrej nga përroi, me disa dëmtime të vogla, por pa probleme për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Firence.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME