Categories Lajme

A kishte fr ikë Nexhmija nga Enveri? Fevziu nxjerr të pathënat

Gazetari Blendi Fevziu, në studion e lajmeve të ‘Ora News’, ka komentuar rolin që ka pasur Nexhmije Hoxha te bashkëshorti i saj, Enver Hoxha. Sipas gazetarit, ka dyshime rreth ndikimit të saj te Enveri. Ai tha se Nexhmija ka qenë me mjaft pushtet, duke rikujtuar se nuk ka qenë vetëm bashkëshortja e Enverit, por edhe drejtuese në Partinë Komuniste. Gazetari, duke iu referuar autorëve të ndryshëm, citon se ajo ka pasur ndikim. Po kështu është edhe pala tjetër, e cila thotë se nuk ka patur asnjë lloj pushteti.

“Nexhmije Hoxha nuk ka qenë vetëm bashkëshortja, por edhe drejtuese në Partinë Komuniste. Natyrisht atë e asicojnë më shumë me rolin e të shoqit pas vitit 1973. Është pikërisht koha kur brenda Partisë së Punës fillojnë spastrimet. Në këtë rol ka gjithmonë dyshime në lidhje me rolin e Nexhmije Hoxhës. Është  e vështirë të gjesh dokumente të shkruara, pasi bisedat burrë grua nuk bëhen me dokumenta. Ka autorë të ndryshëm që thonë se ajo ka pasur ndikim, ka të tjerë që thonë se nuk ka pasur”.

Blendi Fevziu, lidhur me një mendim të shprehur nga Isuf Kalo në librin e tij për Enver Hoxhën, se Nexhmija e kishte frikë bashkëshortin, shprehu një tjetër qëndrim. Ai tha se kjo gjë nuk rezulton të jetë e shkruar në dokumente.

“Nuk më rezulton askund në dokumentet që unë kam lexuar, që Nexhmija kishte frikë nga Enveri. Unë nuk e kam njohur në këtë aspekt. Unë e njoh nëpërmjet dokumenteve dhe nuk ka asnjë thyerje në raport me Enver Hoxhën. Ajo ka qenë e pranishme në çdo vendim politik të Enver Hoxhës. Nexhmije Hoxha i ngjante më shumë rolit që ka pasur Elena Çaushesku, që kishte një ndikim publik. Kujtimet e saj vazhdimisht kanë justifikuar krimet e Enver Hoxhës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME