Categories Showbiz

Ju kujtohen “Shtëpiaket e dëshpëruara”? Ja çfarë ka ndodhur me to pas kaq shumë vitesh

“Shtëpiake” të dëshpëruara ishte një nga serialet turk më të ndjekur në TV Klan. Ky serial u transmetua në vitin 2012 dhe tregonte historinë e disa shtëpiakeve që jetonin në të njëjtën lagje. Intrigat, sekretet, nuk mungonin në këtë serial që pati shikueshmëri shumë të lartë. Kanë kaluar shumë vite dhe tani aktorët kanë ndryshuar. “revistawho.com” ju sjell në vazhdim çfarë ka ndodhur me ta.

Jasemini (Songul Oden) sot është 41 vjeç. Aktorja ka ndryshuar shumë në pamje pasi i ka prerë flokët shkurt. Ajo vazhdon aktrimin ndërsa për jetën personale është në një lidhje por ka preferuar të mos e bëjë publike.

Zelishi (Evrim Solmaz) gjithashtu ka bërë një ndryshim në pamje duke i prerë flokët. Pamjen e re ajo e tregoi pak ditë më parë. Aktorja është 47 vjeç, e martuar dhe nënë e një djali.

Elif (Ceyda Duvenci) është 42 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo vazhdon aktrimin dhe projekte të tjera jashtë ekranit. Aktorja është shumë e lumtur me jetën e saj familjare dhe është aktive në rrjete sociale.

Nermini (Bennu Yildirmlar) sot është 50 vjeç. Ajo vazhdon aktrim në seriale dhe luan edhe në teatër. Aktorja është e martuar dhe nënë e një vajze.

 

 

 

 

 

 

 

 

Emel (Ozge Ozder) është 41 vjeç , vazhdon aktrimin dhe luan në një serial shumë të ndjekur. Ajo është e martuar dhe shumë e lumtur me jetën bashkëshortore. Emel është e martuar me këngëtarin Sinan Guleryuz, 33 vjeç.

Gylshah (Deniz Ugur) është 48 vjeç. Ajo është ndarë nga bashkëshorti dhe është nënë e tre fëmijëve. Aktorja vazhdon profesionin e saj duke luajtur në seriale shumë të ndjekur në Turqi.

Kudret (Cenk Ertan ) është 50 vjeç. Ai vitin e kaluar u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij solli në jetë një djalë.

Sinan (Serhat Tutumluer) është 47 vjeç. Ai është i martuar dhe ka një djalë. Aktori luan aktualisht në serialin shumë të ndjekur “Hercai”./revistawho.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME