Categories Lifestyle

A ndikojnë vezët në shfaqjen e kancerit të prostatës? Harvard publikon studimin e radhës që jua thotë të gjitha

Nëse kanceri kapet ndërkohë që është ende i lokalizuar brenda prostatës, mundësitë që ai të marrë jetën brenda 5 viteve të ardhshme, janë pothuajse zero. Megjithatë, nëse përhapet shumë, mundësitë për mbijetesë reduktohen në tre vjet.

Për këtë arsye, shkencëtarët janë munduar të identifikojnë faktorët e përfshirë në përhapjen e kancerit të prostatës pas shfaqjes së tij.

Duke shpresuar në gjetjen e shkaktarëve të mundshëm, studiuesit e Universitetit të Harvardit morën më shumë se 1 000 burra me kancer të prostatës në fazën fillestare dhe i ndoqën ata për vite më radhë.

Krahasuar me ata që rrallë konsumonin vezë, burrat që konsumonin më pak se një vezë në ditë, ishin dyfish të rrezikuar që kanceri i prostatës të avanconte dhe të përhapte metastaza në kockat e tyre.

I vetmi ushqim më i keq se veza, ishte mishi i shpendëve: burrat me kancer më agresiv, të cilët konsumonin rregullisht mish pule dhe gjeli deti, rrezikoheshin katër herë më shumë nga përparimi i kancerit të prostatës.

Studiuesit treguan se lidhja mes konsumimit të mishit të shpendëve dhe përparimit të sëmundjes, ndodhte për shkak të qelizave kancerogjene që gjendeshin në mishin e gatuar (si aminat heterociklike). Për arsye të panjohura, këto akumulohen më shumë në muskujt e pulave dhe gjelave të detit, sesa te kafshët e tjera.

Por cila është substanca brenda vezës, që nxit kancerin? Si mundet që ngrënia e më pak se 1 veze në ditë, të dyfishojë rrezikun e përhapjes së kancerit? Përgjigjja mund të jetë kolina, një përbërës që gjendet i përqendruar te veza.

Nivelet e larta të kolinës në gjak, lidhen fillimisht me rrezikun e lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës. Kjo mund të shpjegojë lidhjen mes vezës dhe përparimit të kancerit. Po në vdekshmërinë nga kanceri, si ndikon?

Në një shkrim të titulluar “Konsumimi i kolinës dhe rreziku vdekjeprurës i kancerit të prostatës,” i njëjti ekip studiuesish të Harvardit zbuloi se, burrat që merrnin më shumë kolinë nga ushqimi, rrezikoheshin më tepër të vdisnin nga kanceri, transmeton Telegrafi.

Burrat që konsumonin 2 vezë e gjysmë apo më shumë në javë, ose 1 vezë në 3 ditë, kishin një rritje 81 për qind të rrezikut të vdekjes nga kanceri i prostatës.

Kolina te vezët, ashtu si karnitina te mishi i kuq, shndërrohet në një toksinë të quajtur trimetilaminë nga bakteret që jetojnë në zorrët e atyre që konsumojnë mish.

Trimetilamina, pasi oksidohet në mëlçi, rrit rrezikun e një ataku kardiak, hemorragjisë cerebrale dhe vdekjes së parakohshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME