Categories Lajme

A ndryshojnë simptomat e koronavirusit të ri? Përgjigjet mjeku shqiptar në ShBA

Mjeku shqiptar në ShBA Skënder Murtezani, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka folur rreth koronavirusit të ri të shfaqur në Angli, por edhe për atë ekzistues që prej fillimit të pandemisë. Mjeku thekson se nuk ka ndryshime në simptoma mes variantit të ri dhe atij të mëparshëm.

Ai shprehet se duhet të pritur si do të reagojë trupi ndaj mutacionit të ri për të parë nëse do të jetë diçka ndryshe nga Covid-19. Ajo që dihet deri tani tha mjeku Murtezani është patologjia e virusit, ku vdekja e pacientit shkaktohet nga hiper-imuniteti, ku vet trupi i njeriut sulmon organet e tjera.

“Definitivisht shenjat e koronavirusit të ri janë të njëjta me atë të shfaqur më herët. Duhet të presim se si do të reagoj trupi me këtë mutacionin e ri, deri tani s’kemi ndonjë shenjë se është diçka ndryshe nga Covid-19.

Ne e dim tashmë patologjinë e Covidit. Patologjia varet nga organizmi, ne të gjithë jemi njerëz por secili individ e ka imunitetin e vet specifik. Ajo që vret nga patologjia që krijon virusi është hiper-imuiniteti, reagim i tepërt i imunitetit të njeriut, ku fillojnë të sulmohen nga vet trupi  i njeriut organet e tjera. Pastaj nga super-infeksioni paraqiten infeksione të tjera që e vështirësojnë trajtimin dhe suksesin në trajtim.

Unë mendoj se nuk ka ndonjë ndryshim, virusi është virus dhe varet nga organizmi i njeriut. Kjo patologji do të ekzistojë gjithmonë dhe çdo trup është i veçantë prandaj është e vështirë të përcaktohet cili organizëm do të jetë i dobët”, tha mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME