Categories Politike

A po bëhet gati LSI për zgjedhje?

Monika Kryemadhi deklaron se LSI ka qenë të gatshme për të shkuar në zgjedhje që në shkurt të këtij viti kur mori vendimin për djegien e mandateve parlamentare.

E ftuar në RTV Ora, Kryemadhi tha se forca politike që ajo drejton është e gatshme në çdo kohë për të garuar në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Kryemadhi: Partia jonë ka qenë e gatshme për zgjedhje që ditën që ka marrë vendimin për të djegur mandatet. E vetmja zgjidhje për ta shpëtuar nga kolapsi dhe kriza janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të menjëhershme. Në këtë mënyrë çlirohet PS nga gjithë kjo kapje nga krimi i organizuar se PS nuk është Rilindja. PS është marrë peng nga një grup i caktuar interesash ekonomike, financiare të lidhura me pastrimin e parave, të rrjeteve të caktuara kriminale ndërkombëtare. Sikur dje të ishin zgjeshjet LSI është e gatshme për zgjedhje, sikur nesër të ishin zgjedhjet LSI është e gatshme. Sikur sot sapo të dal nga studioja juaj, ne jemi të gatshëm. Mënyra e të protestuarit nuk është thjesht mitingje të mëdha, prostesta është e përditshme. Njerëzit në takime të vogla flasin shumë më shumë se Rama ik!

Kryemadhi tha se opozita po bën gati një platformë, të cilën do ta prezantojë për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME