Categories Lajme

A r.restohen 5 persona për ngjarjen e Fierit

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me sh.errin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan të Fierit, e që më pas agravoi edhe në spital. Siç njoftojnë uniformat blu, janë arrestuar 5 persona, të cilët akuzohen për “v.rasje të mbetur në tentativë” dhe ” Go.ditje për shkak detyrës të punonjësit”. Mësohet se ka qenë pikërisht D. Braçe ai që i ka marrë ar.mën punonjësit të policisë dhe ka qëlluar Aleksandër Zhapën në ambientet e spitalit.  Nuk dihet ende motivi që ka sjellë sherrin mes dy familjeve.

“Arr.estohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arr.estimi në flagrancë i shtetasve:

D.B, 21 vjeç;
– G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i pla.gosjes me ar.më zjarri, i cili është kapur dhe ar.restuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “V.rasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e ar.mëve të ftoha” i shtetasve:

– A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;
– E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;
– A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.  Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME