Categories Lajme

“A të kujtohet kur të putha? I thanë edhe burrit tim për këtë”, e moshuara shtang Sali Berishën me kërkesën e saj

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku takoi simpatizantë dhe drejtues të degës së PD-së në këtë qytet për t’i bindur që t’i bashkohen nismës së tij, që si objektiv të parë ka rrëzimin e vendimit të Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

Gjatë takimit e morën fjalën edhe mbështetësit e Berishës. Mes tyre ishte një grua e moshuar, e cila rrëfeu takimin e parë me liderin historik të PD-së 20 vite më parë duke shkaktuar të qeshura në sallë, por edhe te vetë Berisha.

“Të urojmë shëndet dhe jetë të gjatë, jam demokratja e ’44. Sikur Rama të më falë gjysmën e Vlorës nuk bëhem socialiste, jam demokrate. Të njohim për burrë të ndershëm dhe jo të korr uptuar. Sa flasin në TV se fëmijët e tu janë të pasur, këtu janë pasuruar të gjithë fshatarët, me vila dhe gradaçela, me nga një thes…për këtë gjë dëgjojmë në TV e kam fjalën.

Unë kur ke ardhur për herë të parë këtu, të kam takuar dhe puthur, përqafuar, i thanë burrit tim; “gruaja jote ka puthur Sali Berishën”. Mirë bëri tha, është babai që do të shpëtojë Shqipërinë. Isha shumë e re, kam qenë 20 vite përpara. Kam ardhur që të them çdo të bëhet me pronat tona? Ne pronat i harruam tani, duam shëndet se jemi të tërë për në Babicë.

Këtë parti do të ndani në dysh apo do ta bëni njësh? Atëherë bëjeni njësh dhe veri një zot partisë dhe Bashën çojeni nga erdhi të ujisë lulet e Holandës. Lulzim Basha të shkojë atje ku ka vendin. Nëse partia nuk bashkohet ne nuk fitojmë kurrë”, tha e moshuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME