Categories Lajme

Abazi: Nuk dua të hap panik, por siguria ushqimore është në kushte emergjente

Profesori i kimisë ushqimore dhe specialist i kësaj fushe, Sokol Abazi ngre alarmin për mungesën e laboratorëve ushqimorë çka shton pasigurinë e konsumatorëve.

Në një intervistë për RTV Ora, marrë shkas nga aksionet e fundit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ku sasi të shumta të ushqimeve janë zbuluar jashtë çdo standardi, profesor Abazi fajëson mungesën e seriozitetit në zbatimin e ligjit

Abazi: Janë kushte emergjence, duke mos dashur të shpallim panik, por janë kushte emergjence të sigurisë ushqimore. Diçka po lëviz dhe një farë mbrojtje po i bëhet konsumatorit. Nëse ky ushqim grumbullohet në shitje, më përpara ku ka qenë? Baza ligjore mnë Shqipëri është e kopjuar nga komiteti evropian është shumë e mirë. Ajo që çalon ëhstë zbatimi i asaj baze ligjore. Një nga arsyet kryesore që Sokol Abazi evidenton dhe që ai e cilëson “dramatike” është fakti që laboratorët ekzistues nuk kanë mundësi të kryejnë të gjitha analizat ushqimore ashtu siç e parashikon ligji

Abazi: Ndëshkueshmëria duhet të shkojë deri në origjinë. Aku ka akredituar dhe është në gjendje të kontrollojë diku në më pak se 100, po ato 900 të tjera? Prej kohësh siguria ushqimore është kthyer në një problem serioz për konsumatorin jo vetëm për pesticidet në fruta dhe perime, por edhe për produktet e importit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME