Categories Politike

Viti i ri shkollor, Shahini: Ja risitë dhe sfidat që na presin, kush do përfitojë libra falas vitin tjetër

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, foli për fillimin e vitit të ri shkollor të hënën e 16 shtatorit. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News 24, ministrja Shahini tha se përgatitur gjithçka që data 16 shtator të jetë një ditë e plotë pune. Ndër të tjera, ministrja foli dhe për shpërndarjen e librave falas, duke thënë se procesi po funksionon shumë mirë dhe pjesa kryesore e fëmijëve i marrin librat falas. Sa i takon një pjese të prindërve që janë të pakënaqur me këto libra, që sipas Shahinit, janë një grup shumë i vogël, mund t’i blejnë librat e fëmijëve të tyre.

“Ka funksionuar goxha mirë, sidomos në shkollat 9-vjecare, ku kemi gati 200 mijë nxënës të përfshirë në skemën e librave falas. Fletoret e punës do të zëvendësohen plotësisht. Pra, nxënësve vitin tjetër do iu kërkohet të shkruajnë më shumë në fletore, që të përfshijmë në këtë skemë të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm. Prindërit që nuk kanë qenë të lumtur me këto libra janë plotësisht të lirë për të blerë libra të rinj. Pjesa kryesore e fëmijëve i marrin librat falas. Librat janë kthyer, janë në gjendje të mirë. Është një grup shumë i vogël i prindërve që i blejnë librat të rinj. Mbi 200 mijë fëmijë i marrin librat falas, edhe si ndihmë për buxhetin e familjes dhe pjesa dërrmuese i kanë pranuar siç janë”, tha Shahini.

Të hënën fillon shkolla, gjithçka gati për nxënësit, cila është gatishmëria e ministrisë?
Ne e kemi filluar me energji të plota nga 2 shtatori të merremi me të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Shumë punë janë kryer edhe gjatë gushtit, në mënyrë që të mos kemi fare ndërprerje në përgatitje. E kishim shumë të rëndësishme që librat falas, nis nga vjet, të jepeshin edhe sivjet për klasën e pestë, që shkollat të përfundoheshin plotësisht me lyerje, rregullime, që të përmbylleshin brenda 16 shtatorit, që kjo të jetë ditë e plotë e punës dhe mësimit.

Investimet që janë bërë për shkollat, sa shkolla janë rikonstruktuar për këtë vit?
Përafërsisht çdo vit arrijmë të investojnë në rreth 40-60 shkolla, ka pasur vite kur kemi shkuar deri në 80, sepse buxheti është paksa i limituar dhe mënyra si i përzgjedhim shkollat është në varësi të atyre që sjell bashkia. Është një proces i centralizuar. Shohim nevojat që ka shkolla, se ka shkolla ku komuniteti i shkollave vjen në zbritje. Kam parë në Pukë që në një shkollë nuk kemi investuar, është e vërtetë.

Duke pas limite në buxhet, shohim shkollat që kanë më shumë nevojë. Është bërë shumë punë në shkollat e Durrësit, është bërë shkolla e Muzikës atje, me një projekt shumë të mirë. Edhe lista e shkollave në Tiranë, ku bashkia po vijon me një ritëm të mirë për rregullimin e 17 shkollave të reja. Gradualisht po mbyllet një pjesë e mirë e shkollave. Për mua ka qenë një dëshpërim, që disa shkolla të viteve 2005-2006 ishin amortizuar, për shkak se nuk ishin bërë mirë punimet në periudha të caktuara. Këtë vit jemi përpjekur që gjithçka të jetë gati më 16 shtator, që të mos nisë viti me probleme, pa libra e gjysmë punime.

Si po funksionon shpërndarja e librave falas?
Sivjet kemi filluar shumë më herët se vitet e tjera. Ka funksionuar goxha mirë, sidomos në shkollat 9-vjecare, ku kemi gati 200 mijë nxënës të përfshirë në skemën e librave falas, ku përfitojnë të gjithë nga klasa e parë deri në klasë të pestë, si dhe të gjitha kategoritë në nevojë.

A janë mirëmbajtur librat?
Kemi pas shumë kritika vjet, prindërit thanë se po stresohen fëmijët, duhet të kujdesen për librat. Kemi kthyer pas 80% të librave në gjendje të pranueshme për t’u përdorur edhe njëherë, në disa raste në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Kemi zëvendësuar librat e klasës së parë plotësisht, pasi është shumë e rëndësishme që fëmijët të arrijnë të shkruajnë. E kemi çuar si porosi në të gjitha shkollat që të mos u japin disa nxënësve vetëm libra të rinj dhe disave libra të përdorur. Fletoret e punës do të zëvendësohen plotësisht. Pra, nxënësve vitin tjetër do iu kërkohet të shkruajnë më shumë në fletore, që të përfshijmë në këtë skemë të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm.

Prindërit që nuk kanë qenë të lumtur me këto libra janë plotësisht të lirë ëpr të blerë libra të rinj. Pjesa kryesore e fëmijëve i marrin librat falas. Librat janë kthyer, janë në gjendje të mirë. Është një grup shumë i vogël i prindërve që i blejnë librat të rinj. Mbi 200 mijë fëmijë i marrin librat falas, edhe si ndihmë për buxhetin e familjes dhe pjesa dërrmuese i kanë pranuar siç janë.

Sa i kushton buxhetit blerja e librave të klasës së pestë, që iu jepet falas fëmijëve?

Total buxheti ka qenë 600 milionë lekë të reja vitin e kaluar. Këtu janë përfshirë klasat 1-4 dhe librat ë klasave 6-12 për kategoritë e veçanta. Këtë vit buxheti do jetë sërish diku te 600 milionë lekë. Një sfidë që e kemi çdo vit është të dimë numrin e saktë të nxënësve që në shtator, sepse ka lëvizje. Për buxhetin këtë numër e marrin brenda shtatorit, por numrin e saktë do ta marrim në javën e parë të tetorit.

Nga klasa 6-11 ka probleme për mungesë të teksteve shkollore …
Nuk di të ketë probleme. Nga klasa e gjashtë deri në klasë të nëntë tekstet janë pranë shkollave. Për shkollat e mesme e të larta prindërit shkojnë pranë shtëpive botuese. Është pak e koklavitur si procedurë, pasi shkolla të ndryshme zgjedhin libra të ndryshëm nga botues të ndryshëm për shkollat e mesme. Një risi këtë vit është se nuk do të kemi më ndryshime në libra, përveç ndryshimet që mund të sjellin mësuesit. Kështu që të gjithë mund të jenë shumë të përgatitur për t’i botuar këto libra dhe botuesit do të shkojnë t’i shpërndajnë nëpër shkolla, vitin tjetër.

Klasat kolektive, sa do mbyllen këtë vit?
Vitin e kaluar ne arritëm t’i transferojmë rreth 3 mijë nxënës në shkollat e afërta, rreth 3 mijë të tjerë kanë lëvizur vetë. Numri i nxënësve në klasa kolektive po vjen duke rënë. Edhe sivjet do kemi mundësi të bëjmë një lëvizje. Vjet lëvizëm nxënësit që e kishin më të lehtë të lëviznin, që ishin më afër shkollave. Buxheti për transport është thuajse i njëjti, ne rimbursojmë nxënësit dhe mësuesit, që udhëtojnë në largësi të caktuara. Rimbursimi është përcaktuar sipas parametrave të ministrisë.

Po me mësuesit çfarë ndodh?
Vjet nuk janë prekur mësuesit. Sivjet ju kemi kërkuar të aplikojnë në portalin e mësuesit, në mënyrë që t’i përfshijmë sërish nëpër shkolla.

Si shkon portali?
Aplikimet janë mbyllur në verë, dosjet janë vlerësuar nga drejtoritë rajonale arsimore dhe gjithë të dhënat janë hedhur në sistem. Portali është mbyllur para disa javësh. Mësuesit e dinë ku e kanë renditjen, kështu që drejtoritë arsimore e kanë listën e mësuesve dhe do ju çojnë porosi automatike dhe brenda 48 orëve ata duhet të kthejnë përgjigje. Sivjet një ndryshim që kemi bërë, që erdhi si ankesë e një studenteje ekselente, që nuk renditej lartë, pasi nuk kishte pikët e eksperiencës. Tani ju kemi dhënë më shumë peshë notave, rezultateve dhe jo eksperiencës. Vitet e eksperiencës ne i lamë për mësuesit që kualifikohen, sepse mësuesit kualifikohen çdo pesë vite. Do na duhet të marrim një vendim, që nëse një mësues dy herë nuk e kalon testin, të kalojë në shkollë dhe të rrisë kualifikimin, për t’iu rikthyer testimit.

Zotimi i MAS për të shtuar numrin e psikologëve, a ka ndodhur kjo dhe nëse po a ka një buxhet i caktuar?
Është psikologu, punonjësi social dhe oficeri i sigurisë. Vitin e kaluar arritëm në një numër prej 940 të mësuesve ndihmës, sivjet do iu shtojnë edhe 60 mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta. Psikologu dhe punonjës social, kemi një plan këtë vit për rritjen e numrit të tyre. Duhet të planifikojmë në mënyrë më efiçente. Kemi shumë shkolla, ku numri i nxënësve ka rënë. Nuk do të ketë një impakt të ri buxhetor, do arrijmë me këtë buxhet ta zgjidhim. Do jetë një plan disa-vjeçar, që psikologët dhe punonjësit socialë të kalojnë më shumë kohë brenda shkollave. Oficerët e sigurisë kanë një rol krejt tjetër. Janë 150 të rinj e të reja, me një master në drejtësi, sociologji, etj, kanë krijuar një marrëdhënie me drejtorët e shkollave. Sot kemi një armatë prej 150 oficerë të shpërndarë në shkollat e mesme e të larta me numrin më të madh të nxënësve.

Parlamenti i nxënësve, si do funksionojë?
Kjo është një super ide, e kemi diskutuar në maj. Mblodhëm kryetarët e shkollave në gjithë vendin, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Ata sollën ide të ndryshme edhe për organizimin e parlamentit të nxënësve. Shkollat zgjedhin çdo tetor kryetarët, në nivel bashkie të gjithë kryetarët do të zgjedhin një përfaqësues. Ndoshta Tirana merr dy, për shkak të numrit më të lartë të nxënësve. Që në vjeshtë do kemi mbledhjen e parë të parlamentit të nxënëse pranë ministrisë. Do kemi dy përfaqësues, një të shkollave të mesme e të larta dhe një të shkollave 9-vjeçare në çdo bashki, si dhe nga dy përfaqësues në Tiranë.

Ku do jeni ditën e parë të shkollës?
Dua të shkoj te shkolla “Qemal Stafa”. Ne zakonisht shkojmë te shkollat 9-vjeçare për të folur me nxënësit e klasave të para, por këtë vit dua të diskutoj me nxënës më të rritur, për të folur me ata të maturës, për t’iu sqaruar edhe risitë e këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME