Categories Lajme

Abazoviç tregon “vijat e kuqe”, bie qeveria në Malin e Zi nëse preket Kosova dhe NATO

Bartësi i listës “E bardha në të Zezë”, Dritan Abazovic në një intervistë për revistën javore në Serbi NIN ka thënë se është e pamundur të futet në kokat dhe zemrat e njerëzve dhe të ndryshohen ndjenjat e tyre kur është pyetur nëse njohja e Kosovës dhe NATO’ja do të bëhen çështje kontestuese në koalicionin e ri që mund të udhëheq qeverinë në Podgoricë. Abazovic ka thënë po ashtu se qeveria që përbëhet nga tri listat e opozitës fituese mund të bie nëse thyhet marrëveshja e përbashkët. “Unë pres nga ata që duan të jenë pjesë e marrëveshjes që të respektojnë marrëveshjen. Nëse hipotetikisht ajo nuk përmbushet, qeveria do të bie. Fund i diskutimit. Politikanët e përgjegjshëm I qëndrojnë prapa marrëveshjes. Me koston e krizës politike”, tha Abazovic për NIN, transmeton Gazeta Express.

Duke folur ndër të tjera për disa çështje, siç janë ajo e Kosovës dhe NATO nëse do të bëhen tema të diskutimit, ai tha se “Është e pamundshme për të hyrë në kokat dhe zemrat e njerëzve, dhe të ndryshojmë atë që ata ndiejnë”. “Të mendosh ashtu është amatorizëm”, tha ai. “Por kjo nuk do të thotë që është e pamundshme për t’u pajtuar në parimet e formimit të një qeverie të re”, tha Abazovic, i cili dje nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me dy liderët tjerë opozitarë, Zdravko Krivokapic dhe Aleksa Becic.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME