Categories Lajme

Abortet në moshën 17 -vjeçare më të lartat në Shqipëri

Aborti është një moment i vështirë si nga ana psikologjike ashtu edhe fizike. Pjesa më e madhe e aborteve është kryer në moshën 17 vjeçare, 104 aborte për 1000 lindje të gjalla. Për gjinekologen Moza Keta, të gjitha abortet janë të dëmshme, por më të vështira janë ato në moshë të re.

Ajo i tha Gazetasi.al se abortet ndikojnë negativisht në riprodhim.
Abortet në moshë të re lidhen me disa faktorë. Sociologia Marsi Simo shpjegon për Gazetasi.al se ky fenomen ndikon dhe lidhet fillimisht me adoleshencën e hershme, një dukuri sa biologjike aq edhe sociale.

“Është vënë re se dy dekadat e fundit adoleshenca nis në një moshë më të hershme. Sipas studimeve vajzat zakonisht fillojnë pubertetin midis moshës 8 dhe 13 vjeç dhe mesatarisht djemtë arrijnë pubertetin dy vjet më vonë se vajzat. Nisja e hershme e adoleshencës mund të shoqërohet me marrëdhënie s eksuale të hershme. Duke qenë se po jetojmë në një shoqëri të hapur ku informacioni është i pandalshëm sidomos në zonat urbane, adoleshentët priren të nisin aktivietin s eksual ende pa njohur veten”, shpjegon Simo.

Në raport shkruhet se pjesa më e madhe e aborteve (31.1%) ndodh nga gratë që kanë edukim 9-vjeçar dhe të mesëm. Ndërkaq në tërsi grupmosha më e predispozuar e grave për abort është 20-34 vjeç.

Psikologja Entela Binjaku thotë se kjo temë është mjaft e gjerë dhe kërkon një forcë përgjithësuese serioze, sepse çdo shifër ka pas një histori jete, ka një histori marrëdhënieje njerëzore. Ajo shton edhe se 17 vjeç është mosha kur shumë vajza e djem i afrohen moshës madhore, kur planet për të ardhmen nisin të ravijëzohen më qartë, por është edhe mosha kur energjia se ksuale është në kanalizimin e vetë dhe kur jeta afektive nuk mund te anashkalohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME