Categories Lajme

Durres, Seri vjedhjesh, arrestohet ‘skifteri’

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të vjedhjeve.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë, gjatë kyrerjes së vjedhjes autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë për të njëjtën vepër penale. Gjatë hetimeve, zbardhen dhe dokumentohen dhe 13 vjedhje të kryera nga ky shtetas, të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive penale, arrestuan shtetasin O. H., banues në lagjen Nr.12, Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur materiale ndërtimi në një pallat në proces rindërtimi. Nga veprimet e para hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor dhe i 13 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve shtator, tetor 2021, konkretisht:

Më datë 01.09.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur 2 pasqyrat e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. A.;

Më datë 04.09.2021, në banesën e dëmtuar nga tërmeti, të shtetasit A. Xh., në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur istalimet e banesës;

Më datë 04.09.2021, në banesën e shtetasit I. S., banues në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shum parash;

Më datë 04.09.2021, në banesën e shtetasi F. M., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur televizorin dhe disa bizhuteri;

Më datë 11.09.2021, në banesën e shtetasit H. Ll., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

Më datë 17.09.2021, në banesën e shtetasit A. F., banues lagja Nr.17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale;

Më datë 25.09.2021, shtetasit Q. K., banues në lagjen Nr.16, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur materiale ndërtimi në banesën e dëmtuar nga tërmeti;

Më datë 05.10.2021, në banesën e shtetasit R. M., banues në lagjen Nr. 17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash;

Më datë 07.10.2021, në banesën e shtetasit Z. H., banues në lagjen Nr.16/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur sende shtëpiake;

Më datë 07.10.2021, në banesën e shtetasit S. T., banues në lagjen Nr.11, Durrës, dyshohet se ka i vjedhur biçikletën;

Më datë 09.10.2021, në banesën e shtetasit Th. D., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën dhe vegla të ndryshme pune;

Më datë 18.10.2021, në lagjen Nr.8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur materiale dhe vegla ndërtimi në një pallat që po rindërtohet;

Më datë 25.10.2021, në lagjen Nr.12, Durrës, te markata dyshohet se i ka vj edhur vegla të ndryshme pune.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME