Categories Lajme

Absurde!E rëndë ngjarja që ndodhi dje në Kotë…

E rëndë ngjarja që ndodhi dje në Kotë, ku dy gumeniciotë u konfliktuan dhe njëri ngriti armën e vrau tjetrin.
Unë i njihja që të dy, atë që mbeti I vrarë dhe atë që vrau.

Me Fatmirin (të vrarin) kisha njohje më të vjetër për shkak të detyrës që kryeja si gazetar dhe ai, si kryetar komune në Kotë, shumë vite më parë.
E njoha dhe më shumë kur me iniciativën e tij në fshatin e tij Gumenicë, u ngrit I pari muze në të gjitha fshatrat e Vlorës, që përkujtonte të rënët e fshatit në luftra kundra pushtuesit e në mbrojtje të Shqipërisë, në ngjarje e kohë të ndryshme.
Ai muze është ende, në shtëpinë-monument të Dudajve.
Ishte një dëshirë e Fatmirit dhe e të tjerëve për të bashkuar fshatin e ndarë politikisht pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë komunizmit.
Fatmirin e njihja si një burrë të urtë, të qetë, që I dëgjohej fjala.
I tillë ishte dhe në një tavolinë të përbashkët rreth tre muaj më parë, kur ishim të ftuar në një drekë festive të një mikut tonë të përbashkët.

E pabesueshme si mund të bëhet njeriu vrasës.
Ky ishte perceptimi I parë që provova kur mësova se kush ishte njeriu që e kishte vrarë Fatmirin.
Admirin (njeriun që vrau) e kisha njohur kohët e fundit.
Ai kishte një dashuri të madhe për fshatin e tij Gumenicën dhe kishte marrë përsipër të kontribuonte që Gumenica të hynte në listën e 100 fshatrave të projektit qeveritar. Me iniciativën e paratë e tij, me ndihmën e specdilaistëve më të mirë të Vlorës në fushën e historisë e arkeologjisë përgatiti dhe botoi një katalog-guidë për fshatin e Gumenicës, duke prezantuar gjithcka të mirë që ka ai fshat. Përgatiti dhe një kërkesë zyrtare drejtuar Qeverisë se përse Gumenica e meritonte të ishte e përzgjedhur në 100 fshatrat shqiptarë. Kërkesa mund të jetë ende në sirtarët e Ministrisë përkatëse.
Admiri ishte një njeri I qetë, I shtruar kur fliste, I lexuar dhe me dëshirë të madhe për të mësuar gjëra të reja mbi historinë e arkeologjinë e zonës së tij.
Vazhdimisht shprehte ëndrrën e tij që së bashku me bashkëfshatarë të tjerë të rregullonte godinat e vjetra, të rrënuara të fshatit. Kishte një biznes të sukseshëm dhe nuk donte të ikte nga fshati.

Kështu I kam njohur unë Fatmirin dhe Admirin. Njerëz kontribues për fshatin e tyre, që jane aq të paktë në ato fshatra të braktisura.

Nuk I di rrethanat e ngjarjes, konfliktet e tyre të vjetra e të reja, ( askush nuk e justifikon nje vrasje, marrjen e nje jete), por Fatmiri nuk është më dhe Admiri I ndërpreu në mes ëndrrat e tij.

Absurde!/Nga Ergys Alushi

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME