Categories Lajme

Abuzimi seksual i 19-vjeçares, shkak i vrasjes së babait nga fëmijët? Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

Pas aludimeve se 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur babain për shkak se ai mund të kishte abuzuar me të, e reja i është nënshtruar një ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin është provuar e diçka e tillë nuk qëndron. Sipas News24, ka rezultuar se e 19-vjeçarja nuk ka shenja abuzimi seksual.

Kujtojmë se sot, Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për tre fëmijët, të cilët më datën 10 shkurt vranë dhe groposën babain e tyre. Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare. Vajza Hygerta Meta akuzohet  për asgjësim dhe fshehje të kufomës, dhe djali i vogël, Amarildo akuzohet për fshehje dhe asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Në dëshminë e tyre fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore. Fillimisht djali i madh, Hyseni është shprehur në polici se e ka vrarë ai të atin, ndërsa ka mohuari që të jetë ai autori. Krimin e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, e cila ka treguar edhe të gjithë planin si e ka ekzekutuar babain e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME