Categories Politike

Ademi: Ajo që ndodhi në Shkodër do të zhbëhet, unë do jem kryetare e bashkisë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha se ajo që u bë sot në Shkodër do të zhbëhet. Në fjalën e saj para qytetarëve pas konstituimit që PS bëri për këshillin bashkiak, Ademi garantoi se do të vazhdojë të jetë kryetare e bashkisë derisa të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Voltana Ademi: Ajo që ka ndodhur sot në Shkodër do të zhbëhet. Ne kurrsesi nuk mund të lejojmë që një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë. Për këtë e kanë meritën vetëm njerëzit.

Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam qytetin, ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë që të jem kryetare e bashkisë Shkodër deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne, jo vetëm për Shkodrën po për gjithë Shqipërinë ku ne shqiptarët ne shkodranët të sigurojmë zgjedhje të vërteta dhe të rregullta. Ku të gjithë mund të zgjedhin të lirë,  jo vetëm për kryetarin e bashkisë, por edhe për këshillin bashkiak.

Përpjeka jonë vazhdon. Kjo që u bë sot është një demonstrim i së vërtetës që besoj se e lexojmë jo vetëm ne, por për gjithë ata që kanë vesh për të dëgjuar dhe të prekin të vërtetën e dhimbshëm të shqiptarëve, të cilët nuk do të lodhën duke kërkuar demokracinë.

Është një betejë që do të vazhdojë, është një betejë jo e lehtë, por ne kemi popullin.

Nuk mundet askush të vendosë në emrin e tyre. Duhet të vazhdojmë bashkë  për ta bërë këtë të mundur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME