Categories Lajme

Adi Krasta për një Rilindje Shqiptare

Adi Krasta, moderatori më i mirë shqiptar, është sonte në orën 21:00 i ftuar i posaçëm në Televizionin T7 në Kosovë për të realizuar monologun hyrës dhe intervistën e javës.

Krasta është sulmuar gjatë gjithë kohës prej Kryeministri Edi Rama dhe makinerisë së propagandës së qeverisjes së Shqipërisë për pikëpamjet e tij të hapura kundërshtuese rreth problemeve të mprehta negative që maxhoranca qeverisëse i ka shkaktuar vendit gjatë dy mandateve të saj. Mbyllja e programeve në mënyrë arbitrare në Televizionin News 24, pas kërkesave këmbëngulëse që Kryeministri Rama i ka bërë pronarit të këtij mediumi, Irfan Hysenbelliu, ka shkaktuar një reaksion të gjerë popullor.

Adi Krasta ka qenë gjatë gjithë kohës shumë i pranishëm në Kosovë si ligjërues në Kolegjin AAB. Mësohet se pak kohë më parë Krasta është larguar nga AAB dhe do vazhdojë të ligjërojë lëndët bazë të komunikimit në Kolegjin UBT të Prishtinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME