Categories Lajme

Administrata jo në punë me makinë, kush e shkel, nuk merr rrogën për 3 muaj…deri në largim nga puna

TIRANE-Zgjerohet forcimi i masave kundër lëvizjes. Urdhri i ri i kryeministrit Edi Rama nisur nga nesër do të prekë edhe administratën qendrore dhe lokale. Të gjithë punonjësit nuk do të lejohen që të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë me përjashtim të dy kategorive, punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Mbrojtjes apo të prefektura e bashkive. Por si do të lejohet që të lëvizin këtu dy kategori? Titullarët e institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Në rast shkelje të këtyre masave, Edi Rama thekson se së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!

Nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë! Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Mbrojtjes apo të prefektura e bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e luftës sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar! Nga nesër, të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë.

Titullarët e të gjitha institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Emër për emër! Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna! Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, po një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës!

Nga nesër, këmbësorëve që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë e Republikës së Republikës së Shqipërisë, si punonjës të administratës qendrore apo vendore, do t’u mbahet rroga për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritjeje do të largohen përfundimisht nga radhët! Populli nuk i paguan taksat për t’u dhënë rroga atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare! Kjo luftë nuk është lojë! përballë armikut që na ka sulmuar jemi një vend, një popull dhe një shtet! vetëm kështu mund t’ia dalim dhe askënd që s’do të kuptojë nuk mund ta tolerojmë më!“, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME