Categories Lajme

Administrata në këmbë për qytetarin/ Marrja e një dëshmie penaliteti, online pa pagesë dhe me vulë elektronike

Merr fund koha e gjatë e pritjes për të marrë një dëshmi penaliteti, tashmë ajo ju ofrohet online, pa pagesë dhe me vulë elektronike. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregohet sesi përmes E-Albania mund të merret shumë shpejt një dëshmi penaliteti. “Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një dëshmi penaliteti, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjendjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për rreth 15 ditë mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë”, ka theksuar Kryeministri Rama. “Çdo ditë kryhen mesatarisht 400 aplikime të tilla, pra 12 mijë qytetarë në muaj shkonin mbanin radhë në postë, një herë për ta kërkuar dhe një herë për ta marrë dëshminë”, është shprehur Rama.

Sot, ka vijuar Rama, “ky shërbim kryhet me zero lekë, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin E-albania, ku brenda 6 ditësh vjen edhe përgjigja me vulë elektronike”. “Administrata në këmbë për qytetarin. Jo më qytetari në këmbë për administratën”, ka theksuar Rama. “Merr fund koha e gjatë e pritjes për të marrë një dëshmi penaliteti, tashmë ajo ju ofrohet online, pa pagesë dhe me vulë elektronike. Kërkoni tek E-albania, e-shërbimin, vërtetimi elektronik i gjendjes gjyqësore. Në fare pak kohë nga momenti i aplikimit, dëshmia e penalitetit do të jetë në dorën tuaj. Me E-albania vonesat dhe burokracitë i takojnë së shkuarës. E-Albania me ju dhe për ju”, theksohet në videon e publikuar nga Rama.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME