Categories Lajme

Adoleshentët, alkool dhe… Çdo ditë në QSUT paraqiten 5 raste për shërbim mjekësor

Ngjarja e Elbasanit, ku dy 15 vjeçarë u gjetën pa ndjenja për shkak të konsumit të alkoolit, ka rikthyer në vëmendje fenomenin shqetësues. Në Tiranë çdo ditë paraqiten në Urgjencën e QSUT mesatarisht 5 persona nën efektin e tij, kryesisht të rinj, të cilët marrin shërbim mjekësor. Mjeku toksikolog, Andrin Tahiri, thotë se përdorimi i alkoolit tek adoleshentët është trend në rritje.

Por ajo që vërejnë ekspertët e shëndetit është konsumi njëkohësisht edhe i substancave narkotike. Tahiri: Varësia nga abuzimi me alkoolin gjithmonë është bashkangjitur me varësinë nga substanca të tjera legale, që lëshohen me receta, dhe droga ilegale, marijuana te moshat e reja dhe kokaina të moshat e rritura.Trendi është te moshat e reja, 15-16 dhe 18 vjeç. Ka dhe femra, por kryesisht janë meshkuj. Pasojat thonë mjekët janë fizike dhe mendore. Tahiri: Probleme të shëndetit mendor janë ankthi, depresioni, psikozat. Dëmet fizike mund të jenë gastriti, ezofavit, neuropatit. Dëmet janë të pallogaritshme.

Pavarësisht se në fuqi është një ligj që ndalon shitjen e pijeve alkoolike tek të rinjtë, rastet dëshmojnë se jo gjithmonë zbatohet. Për ekspertët problemi qëndron tek mungesa e angazhimit të institucioneve. Shuperka: Strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë treguar interesimin e duhur për zbatimin e ligjit. Kjo është arsyeja që edhe nga moshat e reja po përqafohet konsumi i alkoolit. Roland Shuperka thekson nevojën e ndryshimit të ligjit të vitit 2006.

Shuperka: Ligji ka nevojë për amendime të tjera në forcim të mbrojtjes së shëndetit. Sa i përket promocionit të produkteve të alkoolit kjo lë për të dëshiruar në zbatim të ligjshmërisë. Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik të realizuar në 197 shkolla rezulton se dy në tre nxënës ose 65.7% e tyre kishin konsumuar një ose më shumë pije alkoolike të paktën një herë gjatë jetës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME