Categories Lajme

Soreca: 50 inxhinierë të huaj për inspektim

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigji Soreca tha sot nga Durrësi se për dy ditë do të vijë në Shqipëri, Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, përgjegjës për Mbrojtjen Civile Europiane dhe Ndihmën Humanitare, Janez Lenarčič.

Në një prononcim për mediat, Soreca tha se “ditën e mërkurë dhe të enjten do kemi në Shqipëri,  komisionarin Janez Lenarčič cili do të diskutojë do flas me të gjithë autoritetet e duhura për të gjithë situatën”.

“Sot paradite ne kemi bërë një takime me të gjithë inxhinierë. Janë 50 inxhinierë ndërkombëtarë, teknik siç i quajmë ne apo të ndërtimit që kanë ardhur në Shqipëri. Është bërë kjo punë koordinuese mes tyre se si do të shpërndahen në teren. Megjithatë ne kemi në fakt ekspert  të tillë që kanë ardhur nga Greqia, Turqia Franca, Italia po ashtu dhe vende të tjera si SHBA”.

Më tej Soreca shtoi se “po ashtu, do te kemi ekspert dhe inxhinier të tjerë të cilët do të  arrijnë, pasi është e rëndësishme se qytetarët shqiptarë të kuptojnë se pasi të bëhet vlerësimi se cilat janë ndërtesat e sigurta dhe cilët jo”.

Ambasadori i BE Luigi Soreca  ishte sot i pranishëm në Durrës, së bashku me kryeministrin Rama, për të parë nga afër situatën e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit, i cili dha një prononcim për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME