Categories Lajme

Adoleshenti merret peng nga babai i vajzës që njohu në Snapchat: Do ju vras, sapo kam dalë nga burgu

Një 17 vjeçar, nxënës në shkollën Çajupi u rrëmbye për disa orë në Tiranë nga babai i një vajze të cilën adoleshenti e njohu në rrjetet sociale.

Ngjarja fatmirësisht është mbyllur pa incidente pasi targa e makinës me të cilën J.I  u rrëmbye dhe u mbajt peng u raportua në polici. 17 vjeçari thotë se njohu në Snapchat një vajzë me te cilën po komunikonte prej 2 javësh.

Adoleshenti më pas ndërroi numrat e telefonit me bashkëmoshataren me të cilën filloi të flasë përditë.  ‘N. më shkroi në mesnatë’ – thotë adoleshenti dhe më kërkoi takim, mbasi numrin tjetër ja kishte zbuluar i ati. Por kur J.I ka mbërritur në vendin e takimit ai është pritur nga një shtetas që mbasi e ka qëlluar me shpulla e ka hipur në automjet.

‘Ti je J. më tha ky person rreth 35 vjeç dhe më kapi për krahu, më tha hajde futu në makinë’, tregon adoleshenti.

17 vjeçari gjatë udhëtimit është pyetur nëse vajza me të cilin komunikonte a kishte apo jo adresa të tjera dhe nëse fliste me persona të tjerë.

Nuk ka mjaftuar kaq, por më tej 17 vjeçari tregon se është goditur në afërsi të liqenit të Farkës ku i është bërë presion.  ‘Më tha që do shkonte të merrte vajzën për ballafaqim’, tregon 17 vjeçari që kujton se kur mbërritën në Sauk , bashkëmoshatarja po e priste së bashku me gjyshen.

Teksa i ati i saj që është shpallur në kërkim i ka marrë dy adoleshentët në mjet, në afërsi të liqenit I.Sh është njoftuar se targa ishte shpallur në kërkim.

Adoleshenti i thotë policisë se pas rrëmbimit, babai i vajzës e ka zbritur në afërsi të një stacioni autobusash në Shkozë duke i thënë: ‘Mos i trego askujt se unë sa kam dalë nga burgu dhe do ju vras’. /TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME