Categories Showbiz

Eleni Foureira: Jam krenare që jam shqiptare, por Greqia është vendi që dua

Këngëtarja e njohur, me origjinë shqiptare Eleni Foureira në një intervistë së fundmi është shprehur se: “ndihet krenare që është shqiptare por Greqia është vendi që do”.

Ajo ka rrëfyer se është larguar nga Shqipëria, në momentin kur po zhvillohej lufta civile.

“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëria mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile”.

Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë.

“Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me katër fëmijë të mitur. Nëna ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe pasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do të largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja,”– tregoi Eleni Foureira.

Ajo ka folur gjithashtu se është ndjerë e bullizuar në Greqi, nga fëmijët kur ishte ë vogël.

“Fëmijët më bullizonin, në shkollë ishim vetëm dy fëmijë nga Shqipëria dhe në atë periudhë shqiptarët nuk pranoheshin nga shoqëria. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, e dua. Është vendi që dua,”– tha këngëtarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME