Categories Lajme

Adoleshenti që ka vetëm pak muaj jetë mbledh fonde për të shpëtuar 6-vjeçarin

Një adoleshent i cili vuan nga kanceri po realizon “dëshirën e tij të fundit” duke ndihmuar në mbledhjen e parave për një 6-vjeçar, i cili gjithashtu vuan nga kanceri. 19-vjeçarit Rhys Langford, nga Ebbw Vale, Uells, mjekët i kanë thënë se ka vetëm disa muaj jetë. Kur lexoi për 6-vjeçarin Jacob, që jeton në të njëjtin qytet me të, ai dhuroi 1000 £ dhe krijoi një faqe për mbledhjen e fondeve. “Nëse nuk mund të bëhet asgjë për mua, unë do përpiqem të ndihmoj dhe të shpëtoj këtë djalë të vogël”- u tha Rhys prindërve të tij.

Pas përfundimit të trajtimit verën e kaluar, Rhys zbuloi këtë muaj se kanceri i ishte rikthyer dhe përhapur edhe më shumë, duke ia shuar shpresat për mbijetesë. Faqja e mbledhjes së fondeve e hapur nga ai, deri tani ka mbledhur 7,000 £ për Jacob, tha nëna e Rhys, Catherine Langford. Paratë e mbledhura nga Rhys do të shkojnë për trajtimin e ardhshëm për Jacob, i cili mund të duhet të udhëtojë në Amerikë për trajtim eksperimental që nuk është i disponueshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME