Categories Lajme

Shqiptari rrëfehet para gjykatësve: Do më mernin familjen nëse largohesha

Policia angleze ka vënë në pranga një tjetër shqiptar të kapur në një “shtëpi bari”. Bëhet fjalë për shtetasin Agostin Deda, i cili u kap në një banesë me 200 bimë kanabisi. Sipas autoriteteve britanike, nëse droga do të shitej vlera e saj do të arrinte 48 mijë paund. Pas arrestimit, shqiptari është justfikuar se ishte detyruar të bënte një punë të tillë pasi i duhej të lante borxhin prej 22 mijë paundësh që kishte marrë për të mbërritur ilegalisht me kamion në Angli.

Ai ka deklaruar se mbërriti në Angli në pjesën e pasme të një kamioni mallrash dhe më pas u “rekrutua” për t’u kujdesur për drogën që prej 27 korrikut të kaluar. Fillimisht ai shkoi në Londër, por më pas u transferua në një shtëpi në Severn Street, Hull, ku kishte një çelës dhe i siguruan ushqim dhe një shtrat. “Ndërsa ai ishte në banesë, kishte si përgjegjësi fikjen dhe ndezjen e llambave të ngrohjes të kontrolluara për rritjen e bimëve të kanabisit”- tha prokurori i çështjes. Më tej Deda pohoi se në 12- 14 ditët që ka qenë në shtëpi ka dalë vetëm një herë për të blerë cigare nga një dyqan aty pranë. Ai pretendoi se nuk mund të largohej për shkak të kërcënimeve që i bëheshin se familja e tij në Shqipëri do të merrej peng nëse largohej pa leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME