Categories Lajme

Aeroporti i Kukësit/ Zgjidhet mikëqyrësi i punimeve! Oferta: 175. 4 milionë lekë pa TVSH

Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN është shpallur fituese për tenderin për Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit. Njoftimi është bërë i ditur në buletinin e APP-së, ku thuhet se në garë morën pjesë katër kompani ku tre ofertat e para ishin bashkime kompanish.

Fondi limit për këtë kontratë ishte 175. 4 milion lekë pa TVSH, dhe oferta e bërë nga kompania në fjalë IKN ka ofruar të njëjtën vlerë dhe është vlerësuar me 94.1 pikë, duke u identifikuar si oferta e suksesshme. Kompania e shpallur fituese do të monitorojë zbatimin e kontratës koncesionare të ndërtimit të  aeroportit të Kukësit, duke mbikëqyrur zbatimin e punimeve.

Aeroporti i Kukësit është i dyti që po ndërtohet në vend dhe është parashikuar të funksionojë si aeroport për fluturimet low cost, nga i cili do të mund të udhëtojnë rreth 300 mijë pasagjerë në vit, siç ka deklaruar edhe Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë vendim sipas APP nuk ka pasur ankesa, dhe në rast se kompania fituese vendos të tërhiqet nga nënshkrimi i kontratës, do t’i konfiskohet sigurimi i ofertës bazuar në ligjin “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME