Categories Lajme

Ekspertët: Produktet online nga Kina nuk kanë koronavirus

Agjencitë Federale të Shëndetit dhe ekspertët e sëmundjes infektive thonë se virusi nuk jeton gjatë në pakot e porositura online nga Kina. Ata shpjegojnë se virusi ka më të ngjarë të shpërndahet në kontakte të drejta me njerëz sesa nëpërmjet në pakoje, sipas Daily Mail. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shpjegojnë në faqen e internetit se nuk ka shumë të ngjarë të kontraktoni koronavirusin nga një sipërfaqe.

Ndërsa një person mund të bartë virusin për ditë – apo edhe javë – viruset nuk jetojnë gjatë jashtë trupit. Kjo do të thotë që nëse virusi gjendet në një sipërfaqe, jetëgjatësia është ‘në intervalin e orëve’, sipas CDC. Për më tepër, doktoresha Elizabeth McGraw, drejtoreshë e Qendrës për Dinamikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë thotë se një kuti kartoni nuk është terreni më i mirë për virusë.

“Ajo që dimë në lidhje me këto viruse është se ato nuk zgjasin shumë në sipërfaqe të ngurta, e sidomos në sipërfaqe shumë poroze siç është kartoni”, tha ajo për NPR. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të merrni masa paraprake duke larë duart me sapun dhe ujë të ngrohtë, si dhe të kolliteni apo teshtini në bërryl, për të parandaluar përhapjen e mikrobeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME